Nena e Alket Rizait: Ju rrefej tim bir

19/11/2009 08:55

Alket Rizai, ballshioti me i njohur ne te gjithe boten, pasi mundi qe te arratisej per here te dyte brenda pak kohesh nga burgu me siguri me te larte ne Greqi, gjate dites se daljes perpara drejtesise greke ka kontaktuar ne telefon me familjen.

Kete fakt e pohon nena e tij, Donika Rizai, e cila jeton ende ne Ballsh, atje ku Alketi u lind dhe u rrit.

Donika, nje grua rreth te  60-ve, qysh heret ne mengjes deri ne mbremje vone  punon ne lokalin e vogel qe ka ndertuar shume prane baneses se saj. Per vite me radhe ajo ka punuar si bariste ne nje nga lokalet kryesore te Ballshit, nderkohe qe pas vitit 1990 ndertoi nje kioske dhe nga viti ne vit e pasuronte ate, deri sa sot ka arritur ta ndertoje me mure te verteta dhe brenda lokalit te kete pese tavolina dhe nje banak.

Si te afermit e familjes, ashtu edhe te njohurit e shumte, ajo i pret ne lokal, aty ku e gjetem edhe mesditen e djeshme. Pasi mbaroi se sherbyeri, Donika u afrua dhe nisi te flase me lot ne sy. Tregon se e vuan ate qe po i ndodh te birit.

“E kam djalin e vogel. E veçoja nga tre te tjeret se komunikonte me mua shume mire. Deri 12 vjet me pare, kur ka qene ne Shqiperi, ai me ndihmonte edhe per punet e shtepise. Me lante dhe pastronte sikur te ishte çupe. Ishte shume i dashur. Vitet e para te emigrimit ne Greqi, Alketi, duke mos gjetur pune perdite, u thoshte edhe vellezerve qe te na telefononin ne prinderve. ‘Mire leke nuk kemi t’u dergojme, por te pakten t’i pyesim si jane’. Keshtu u thoshte vellezerve. Komunikoja shpesh ne telefon. Edhe gjate kohes qe ishte ne burg, kam komunikuar ne telefon”, tregon per gazeten “Shqip” Donika Rizai.

Madje ajo thote se per here  te fundit me Alketin ka folur mbremjen e se martes. “Pasi kishte shkuar dhe ne gjykate, me mori ne telefon. E ndjeva qe ishte i merzitur, por nuk e shprehu. Me tha qe ishte mire dhe mos te merakosesha. Madje, me tha se drejtesia shume shpejt do te shkoje ne vend”, tregon Donika.

Ajo shprehet per pafajesi te te birit dhe beson se gjithçka eshte nxitur nga autoritetet greke, te cilat sipas saj jane raciste. Ajo fajeson greket se jane antishqiptare dhe thote: “Im bir u arratis dy here nga burgu per te siguruar provat e pafajesise, qe drejtesia greke ia mohoi. Ai eshte i pafajshem dhe i faturojne gjithçka vetem e vetem se eshte shqiptar”.

Per armet, te cilat i jane  gjetur Alketit ne momentin e arrestimit, nena e tij thote:  “Edhe une qe jam grua, nje mjet mbrojtes do ta mbaj. Viti 1997, kur ne Shqiperi u hapen depot, Alketi dhe dy djemte e tjere qe kisha ketu ne Ballsh nuk ndyne dore me asnje nga keto arme. Sot ai i ka marre per t’u mbrojtur, ashtu si dhe ne lokalin tim une mbaj thike”.

Ndersa apelon per drejtesine  e munguar greke, me tone te ashpra u drejtohet edhe autoriteteve shqiptare.

“Perballe kerkesave pafund te prinderve te Alketit dhe te komunitetit te Ballshit per tete vite me radhe, askush nga pushtetaret shqiptare nuk u interesua per prurjen e tij ne Shqiperi, apo per mbrojtjen e te drejtave te tij edhe ne burgun grek. Autoritetet shqiptare arrijne deri aty sa nuk me kane dhene nje vize. Per me shume se dy vjet me radhe jam duke kerkuar nje vize per vete e per bashkeshortin, me qellim qe ta vizitoja Alketin ne Greqi, por nuk kemi mundur. Ketu te ne kjo realizohet vetem po te kesh tremije euro. E kete shume une nuk kam ku ta gjej. E mbaj familjen vetem me kete lokal. Kam edhe nje kredi 40 milione leke qe mezi arrij ta paguaj, duke u ndihmuar nga tre djemte e tjere, qe i kam ne Angli dhe Belgjike”, thote Donika.

Ndersa thote se bashkeshorti i saj, Ramizi, nuk ndodhet as ne shtepi dhe as ne lokal, pasi ka shkuar per te bere dokumentet, me qellim perfitimin e ndihmes ekonomike. Gruaja tregon se ate e hoqen nga puna, si rezultat i perplasjeve politike.

“As me njeren dhe as me tjetren nuk jemi, por ja qe ma hoqen tim shoq nga puna. E keshtu do hallosemi me lokalin, i cili me kete krize ekonomike ka arritur qe te beje xhiro ditore ne shumen e 400 lekeve te reja. A mbahet lokali dhe familja me kete shume? Po kredia qe kam?”, thote Donika, ndersa hap duart ne forme lutjeje.

Ajo perlotet dhe ka shprese  te pafajesia qe do te fitoje i biri. Thote se shume shpejt ai do ta fitoje pafajesine dhe qe media qe sot e konsideron superkriminel, neser do ta quaje shembull per njeriun e pafajshem qe kerkon liri.

Familja Rizai ka me shume se 40 vjet qe eshte vendosur ne qytetin e Ballshit, pas largimit nga fshati Aranitas, nga ka origjinen. Ne Ballsh, Alket Rizai, qe sot eshte 30 vjeç, ka kryer shkollen 8-vjeçare dhe dy vjet te shkolles se mesme, per te emigruar me pas drejt Greqise, ku tete vjet me pare e arrestuan per vrasje. Aktualisht Alket Rizai po perballet me 11 akuza.
 

Top Channel