Ministri i Ekonomise komenton arrestimin e keshilltarit

19/11/2009 08:45

Dritan Prifti, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes e ka komentuar qetesisht masen e arrestit te keshilltarit te tij, Eduart Belegu, i njohur ne fushen e biznesit minerar.

Sipas ministrit, ne momentin e emerimit te Belegut si keshilltar, eshte marre siguria se nuk kishte asnje çeshtje me organet e drejtesise, kurse vete Prifti nuk kishte dijeni per hetimet.

Por me leshimin e urdhrit per arrest, Prifti vendosi largimin nga detyra, duke zhveshur nga funksionet dhe per t’ia lene te lire drejtesise te veproje sipas rastit.

“Para emerimit te Eduart Belegut, si keshilltari im ne Ministrine e Ekonomise, e kam pyetur posaçerisht se mos kishte ndonje çeshtje te pazgjidhur me drejtesine. Me tha se, prej nje viti e gjysme prokuroria nuk e kishte thirrur me, dhe ne kete menyre u gjykua se çeshtja ishte e mbyllur”, deklaroi dje ministri i Priftit, pas konferences me investitoret e huaj.

Prifti tha se shkarkimin nga detyra e dha fill pasi mesoi lajmin e arrestimit, duke ia lene te lire akuzes te veproje sipas ligjit. Sa u takon raporteve me Meten, kreun e Levizjes Socialiste per Integrim, ministri tha se çdo gje shkon per se miri.

“Raportet me Meten vazhdojne te jene vellazerore. As rasti i Belegut dhe as emerimet nuk ndikojne ne raportet tona”, qartesoi ministri.

Vetem pak dite me  pare, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor ka zyrtarizuar masen e arrestit “Arrest me burg” per kater ish-drejtuesit e ish-“Darfo”-s ne Elbasan, (sot “Albkrom”).

Akuza ndaj tyre lidhet me vepren penale te “Vjedhjes per shkak te detyres” ndaj Artur Belegut, Tonin Gjonaj, ish-drejtor, ish-pergjegjes dhe Eduart Belegu, ish-administrator, qe te gjithe te “Darfo”-s, ne vitet 2004-2207.

Arrestimi u be, pasi ndaj tyre kishte filluar procedimi penal ne shkurt te vitit 2008. akuza ka te beje me evazionin fiskal te rreth 6.5 milione eurove ne dem te shtetit.

Top Channel