Meta: Zgjedhjet, ceshtje e mbyllur

19/11/2009 18:05

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se situata politike ne vend nuk mund te zgjidhet me paralajmerimet dhe ultimatumet e opozites.

Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem ka theksuar se mazhoranca qeverisese ka vullnetin e duhur per te zgjidhur krizen.

“Kemi nje pale qe ka vullnet dhe nje pale tjeter qe thote se nese nuk hapen kutite do te behet qameti. Pranojme cdo pretendim te opozites qe nuk bie ndesh me ligjin dhe perseri ka vetetm ultimatume, qe ose do te behet kjo gje qe do njeri apo tjetri, ose do te behet qameti. Si mund te kete dialog ne keto kushte?”, ka pohuar Meta.

Kreu i LSI ka theksuar se kerkesat e opozites duhet te behen me baze ligjore dhe ka shtuar se kutite nuk mund te hapen pasi zgjedhjet jane dicka e mbyllur.

“Eshte per te qare kjo qe po ndodh, pasi PS nuk ka se si te kerkoje hapjen e kutive ne Shqiperi, sepse gjithcka behet ne baze te shtetit ligjor. Kapitulli i zgjedhjeve eshte i mbyllur”, ka shtuar Meta.

Lidhur me vendimin per bojkot te opozites ka folur edhe kryetari i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi, i cili ka deklaruar se, “Edi Rama nuk mund te zbehe verdiktin e se henes ne Bruksel”.

Ndersa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule i ka bere thirrje kryeministrit Berisha qe te gjeje nje zgjidhje per krizen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA