Meta: Te mendojme per te ardhmen

19/11/2009 16:55

Duke raportuar para Komisionit te Jashtem Parlamentar dhe atij te Integrimit, numri dy i qeverise, Ilir Meta ka deklaruar se Shqiperia shpreson qe brenda vitit te ardhshem te hyje ne fuqi vendimi per heqjen e vizave me Bashkimin Europian.  (UPDATE)

Zoti Meta i beri nje analize te detajuar fazes ku gjendet Shqiperia per pembushjen e kushteve, qe ndahen ne 4 blloqe kryesore, ai i sigurise se dokumentave, menaxhimin e kufirit, rendin publik dhe sigurine si dhe marredheniet nderkombetare dhe lirite themelore.

Sipas ministrit te Jashtem, Shqiperia ka plotesuar shumicen e kerkesave dhe eshte ne fund te permbushjes se pak te tjerave.

“Se shpejti priten eksperte nga Brukseli per bllokun e pare dhe ne fillim te vitit te ardhshem per tre blloqet e tjera, ku do te jepen edhe konkluzionet perfundimtare”, tha Meta.

I pyetur nga deputetet e mazhorance per bojkotin e opozites Meta deklaroi se asnje nga partneret nderkombetare, nuk e mbeshtet kete qendrim.

“Qendrimi i lidershipit te opozites eshte teresisht i papranueshem. Askujt nuk i shkon ne mendje dhe te pranoje injorimin e vendimeve te gjykates, askujt nuk i shkon mendja te kerkoje hapjen e kutive se eshte jashte cdo logjike ligjore dhe europiane”, u shpreh Meta.

Ministri tha se partneret nderkombetare kane vleresuar gatishmerine e qeverise per te dialoguar me opoziten brenda parlamentit.

“Koha nuk eshte me per t’u marre me te kaluaren, por te ecim perpara. Nuk eshte serioze qe ne i ftojme per dialog, ata bejne thirrje per dhune. Do te kaloje 20 nentori dhe 28 nentori dhe 29 nentori dhe disa nentore te tjere dhe kjo qeveri do te mbylle mandatin e saj pa asnje diskutim”, u shpreh Meta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta