
Leku shqiptar shenoi kuoten me te larte ne me shume se nje muaj dje, kryesisht per shkak te fillimit te terheqjes se stimulit monetar nga ana e Bankes se Shqiperise, u be e ditur nga analistet e bankave.
Euro kushtoi dje mesatarisht 137.42 leke, sipas kursit fiks qe publikohet nga Banka e Shqiperise, me nje forcim prej 23 qindarkash. Euro qe kuotuar me shtrenjte se kaq qe nga 16 tetori.
Borxhi qe bankat e nivelit te dyte kane marre te Banka e Shqiperise per te mbuluar nevojat e tyre me likuiditet, u zvogelua ne menyre te ndjeshme gjate muajit tetor, gje qe solli edhe zvogelimin e bazes monetare ne qarkullim.
Borxhi total i terhequr nga bankat ra ne 31 miliarde leke ne fund te tetorit, nga 36.7 miliarde leke qe ishte kulmi i shenuar ne gusht te ketij viti.
Gjate vitit 2008, borxhet e bankave te BSH qene gjithsej me pak se 4 miliarde leke, por u rriten me shpejtesi pas tetorit.
Per pasoje, baza monetare, e cila pasqyron sasine e pergjithshme te monedhave dhe kartemonedhave ne leke ne qarkullim, u reduktua nga 278 miliarde leke ne gusht, ne me pak se 272 miliarde leke ne tetor, sipas te dhenave te bilancit te Bankes se Shqiperise.
Pritet forcim i lekut?
Ekspertet thone se ne rast se Banka e Shqiperise e terheq stimulin monetar te dhene gjate ketij viti dhe nuk e rrit blerjen e borxhit te qeverise, atehere ka gjasa qe leku te forcohet gjate muajve te ardhshem.
Por kerkesa e qeverise per borxhe ne kete pike merr nje rol vendimtar. Vete qeveria ka dhene pak shpresa ne kete drejtim.
Ne tetor, sasia e borxhit publik te blere nga BSH u rrit me tej dhe Ministria e Financave njoftoi se per vitin e ardhshem ka nder mend te kerkoje nje sasi te konsiderueshme borxhi te ri per te financuar shpenzimet e buxhetit.
Qeveria beri te ditur se mund t’i drejtohet tregut nderkombetar per borxhe, ne rast se tregu i brendshem nuk ka likuiditete ta bleje te gjithe shumen.
Top Channel