Fier, rrembehet nje adoleshente rome

19/11/2009 09:15

Prinderit e nje 15-vjeçareje rome denoncojne rrembimin e se bijes.

Ata i jane drejtuar pasditen e se merkures Komisariatit te Policise Fier, per te denoncuar zhdukjen e vajzes, qe sipas tyre eshte rrembyer per qellime prostitucioni.

Dashuri Kalemi, nena e 15-vjeçares, tregon per gazeten “Shqip” se e bija eshte rrembyer nga nje person, po i komunitetit rom, qe njihet prej familjareve se te mitures.

“Kadria ka qene duke shitur çanta te porta e tregut te arixhinjve. Ndersa tregtaret po mblidhnin mallin, vajzen time e kane marre dy persona qe ishin me makine. Na lajmeruan ne si prinder dhe nga informacionet qe morem nga tregtaret e tjere, doli se ajo eshte rrembyer nga Fatmir Hazizi, dhe i vellai i tij”, ka thene Dashuri Kalemi.

Zyrtarisht ne drejtorine e policise se qarkut na thone:

“Policia ka marre denoncimin e prinderve te 15-vjeçares Kadrie Kalemi dhe eshte vene ne kerkim te saj dhe te autorit te dyshuar”.

Top Channel