
Gjykata e Apelit Durres le ne qeli klerikun Artan Kristo, i cili akuzohet per nxitje e thirrje me qellime terroriste.
Apelimi i mases se arrestit nga Kristo dhe avokati i tij nuk solli asnje ndryshim ne masen e sigurimit personal ndaj 31-vjeçarit Kristo, i cili do te vazhdoje te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimeve te nisura ndaj tij.
Treshja e gjyqtareve te Apelit, e perbere nga Vali Sadiraj, Besim Treshnjeva dhe Valbon Çekrezi, pasi ka degjuar avokatin Ilir Malindi dhe akuzen e perfaqesuar nga prokurori Fred Elezi, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, ndersa pas mbarimit te seances, avokati mbrojtes thote se nuk do e lere me kaq çeshtjen qe, sipas tij, eshte e paragjykuar.
Sipas Malindit, klienti i tij eshte gjithashtu ne veshtiresi shendetesore dhe nuk po trajtohet me medikamente, ndersa ka shume te semure te emen dhe familja e tij ka nevoje per kujdes.
Mbrojtja thote se do e ndjeke çeshtjen jo vetem ne shkallet e tjera te gjyqesorit shqiptar, por edhe ne Strasburg, pasi eshte nje shkelje e hapur e te drejtave te njeriut.
Gjithashtu dhe shume shoke ne besimin fetar te Kristos kane qene ne oborrin e gjykates dhe kane reaguar ndaj situates qe po kalon 31-vjeçari i njohur dhe me emrin Muhamed Abdullah Al Albani, duke e vleresuar te pambeshtetur ne fakte.
Transferimi i dosjes se Kristos nga Tirana ne Durres u be disa dite pas arrestimit te tij per moskompetence.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane e akuzoi Kriston mbi bazen e materialit kallezues te ardhur me 10 qershor te ketij viti nga Sherbimi Informativ Shteteror, qe e ve nen hetim te arrestuarin per vepren penale “Nxitje, thirrje publike dhe propagande per kryerjen e veprave penale me qellime terroriste”, te parashikuar nga neni 232/2 i Kodit Penal.
Sipas akuzes, personi ne hetim Artan Kristo, prej nje kohe te gjate ben propagande radikale islamike te llojit salafit-tekfirist, me nje grup te vogel te rinjsh ne Rrashbull dhe Golem, duke dhene keshilla radikale islamike.
Keto keshilla dhe propaganden, sipas akuzes, Kristo e realizonte edhe nepermjet website-ve www.forumislamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net.
Kristo eshte baba i 7 femijeve dhe eshte ne pritje te femijes se tete nga bashkeshortja e tij.
Top Channel