Deshmon babai i Matilda Petritit

19/11/2009 15:10

Babai i adoleshentes, Matilda Petriti, e cila vdiq ne spital gati nje vit me pare pas nje operacioni per heqjen e bajameve, ka deshmuar ne gjykate kunder mjekut Xhevahir Hoxhallari.

E ka patur te pamundur te qendroje ne kembe para gjykatesve dhe mjekut qe i operoi te bijen, ndaj gjykata e ka ulur Besim Petritin ne nje karrike, sikurse vepron per deshmitaret e semure.

Besim Petriti pohoi se e bija, pas operacionit te bere nga mjeku Hoxhallari, ka vuajtur nga hemoragji te shpeshta, por doktori eshte treguar neglizhent edhe kur e percolli ate ne spitalin e Tiranes.

Ai shtoi se i ishte lutur mjekut Hoxhallari qe te mbante ne reanimacion sepse Matilda ishte shume semure, por doktori i ishte pergjigjur se ‘ate e di une’. Madje sipas tij, doktori e kishte urdheruar te bijen qe te cohej ne kembe e te shkonte vet deri tek dhoma kur do te shtrohej.

Besim Petriti nuk i ka mbajtur lotet kur ka treguar per vuajtjen e vajzes tashme te vdekur. Me tej ai ka akuzuar edhe mjeke te tjere te spitalit, qe megjithe hemoragjine e vajzes dhe lutjet e prinderve per te nderhyre, askush nuk kishte ardhur ne spital per ta ndihmuar.

Besim Petriti e mbylli deshmine e tij tronditese me nje akuze edhe per drejtues te spitalit ne Tirane, te cilet sipas tij kishin tentuar ta fshihnin ngjarjen duke i ofruar nje ambulance per ta kthyer te vdekuren ne Korce, dhe qe pas refuzimeve te prinderve te cilet kane kerkuar qe adoleshentja te cohej ne morg, spitali nuk u ka orfuar automjet.

‘Ne keto rrethana, – tha Besim Petriti, – ne e ngritem vajzen e pajete ne krah deri tek morgu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA