Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Gjate fjales se tij ne Parlament, kryeministri Berisha i eshte pergjigjur edhe apelit te kryetarit te PBDNJ-se Vangjel Dule, i cili i kerkoi kreut te qeverise zgjidhjen e krizes politike.
Berisha ka deklaruar se kerkesat e kryetarit te PS Edi Rama jane te parealizueshme, pasi sipas tij ato bien ndesh me vendimet e gjykates.
“Zoti Dule, i thuaj kryetarit te opozites, i cili shpif gjithe kohes ndaj meje, se me asnje force ne bote nuk do te mund te nxish verdiktin e BE. Une jam gati per kompromis por ate qe kerkon ai nuk e bej. Une nuk mund te dal mbi vendimin e gjykates. Ky vend funksionon mbi bazen e ligjeve demokratike”, ka pohuar Berisha.
Kreu i qeverise i ka bere thirrje Rames qe te kthehet ne Kuvend ne menyre qe edhe opozita te mbeshtese levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne Evrope.
“Zoti Rama, vendi yt eshte ne Parlament, ne mbeshtetje te levizjes se lire”, ka shtuar Berisha.
Top Channel