Berisha: Buxheti i vitit 2010, historik

19/11/2009 18:25

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar para deputeteve ne seancen e sotme parlamentare projekt/buxhetin per vitin 2010.

Gjate fjales se tij Berisha e ka cilesuar buxhetin si “historik”, pasi sipas tij eshte me i madhi ne te gjithe historine e vendit.

“Buxheti i vitit 2010 eshte buxheti i dyte per cdo shqiptar. Ftoj shqiptaret qe ta shqyrtojne ate. Ky eshte buxheti historik ne shume aspekte, se pari sepse vjen si me i madhi ne historine e vendit dhe sepse ai vjen si nje buxhet kurore. Qeveria shqiptare dhe administrata ia kane dale, si asnje administrate ne nje qeveri tjeter, qe ne 5 vjet te ule taksat, tatimet, tarifat dhe ta dyfishoje ate. Kjo perben nje arritje shume te madhe”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka vleresuar se buxheti i vitit te ardhshem ka edhe nje te vecante, pasi eshte buxheti i vetem qe bazohet tek rritja ekonomike e vendit, qe sipas tij nuk eshte prekur nga kriza nderkombetare.

“Pavaresisht se kthetrat e krizes jane shtrire ne shume vende, ne u paraqesim shqiptareve nje buxhet qe bazohet tek rritja ekonomike prej 12 perqind, qe bazohet tek rritja e madhe e fatures sociale”, ka nenvizuar Berisha, i cili ka premtuar rritjen e rrogave te administrates shteterore, te pensioneve te fshatit dhe te qytetit.

Kreu i qeverise ka theksuar se ky buxhet eshte historik edhe per faktin se do te miratohet vetem 4 dite pasi ministrat e vendeve te BE vendosen te hapin dyert per integrimin e Shqiperise.

Me tej ai ka folur edhe per ceshtjen e liberalizimit te vizave, lidhur me te cilen ka dhene garancine se se shpejti shqiptaret do te mund te levizin te lire ne Evrope.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA