Berisha, apel para protestes

19/11/2009 16:05

Kryeministri Sali Berisha ka nisur nje tur te ri inaugurimesh, por kete here me shume sesa per te promovuar punen e qeverise, po kerkon te argumentoje se protestat e Partise Socialiste dhe qendrimi i saj jashte parlamentit shkojne kunder interesave kombetare.

Sipas kryeministrit Berisha, pervec reformave te qeverise, zgjedhjet e 28 qershorit ishin arsyeja vendimtare e reagimit pozitiv te Brukselit ndaj Shqiperise.

“Keto zgjedhje bene qe, pa asnje hezitim, te firmoset kerkesa e Shqiperise per statusin e vendit kandidat per anetar ne Bashkimin Evropian. Keto zgjedhje bene qe te bihet dakort qe brenda gjashtemujorit te pare te vitit qe vjen te vendoset per heqjen e vizave”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha nepermjet protestave kreu i socialisteve Edi Rama kerkon t’i deshmoje Europes se Shqiperia nuk e meriton integrimin apo liberalizimin e vizave.

“Perpjekja per t’i bllokuar keto procese me qendrimin jashte Parlamentit; eshte jashtezakonisht e pandershme. Pergjigjen nuk ta dha Sali Berisha, por e more nga qytetaret shqiptare, te cilet votuan me dinjitetin me te madh me 28 qershor. Pergjigjen e more nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian, te cilat mbi bazen e vleresimit te reformave dhe veçanerisht te zgjedhjeve te lira i hapen dyert Shqiperise per integrimin ne Bashkimin Evropian”, u shpreh Berisha.
 
Kryeministri Berisha duke ftuar socialistet te bashkepunojne ne parlament, la te kuptohet se protestat e kreut te PS nuk do te ndryshojne axhenden e qeverise.

“Une mendoj se keto jane momente qe duhet te bashkojne çdo shqiptar. Vizat dhe integrimi jane çeshtje kombetare mbipartiake dhe shume here me te medha se sa interesat vetjake te nje apo nje grupi lideresh. Megjithate, une ju ftoj ju qe te vazhdojme se bashku projektin e Shqiperise evropiane”, shton Berisha.  

Top Channel