Athine, pranga mashtruesit shqiptar

19/11/2009 20:30

Policia greke e qytetit te Athines ka vene ne pranga diten e sotme shtetasin shqiptar Indrit Aliu, i akuzuar per mashtrim te biznesmeneve.

Ne operacionin per arrestimin e tij, i cili u krye fale bashkepunimit te policise shqiptare, moren pjese edhe agjente te forcave speciale.

Sipas policise greke, Aliu po ngrinte nje skeme te vertete mashtrimi me disa biznesmene te fuqishem greke, te cileve u kishte premtuar tendera permes njohjeve te tij.

Por biznesmenet nuk i besuan dhe bene kontrolle ne polici, e cila kontaktoi menjehere palen shqiptare dhe zbuloi identitetin e mashtruesit.

Pritet qe se shpejti gjykata e Athines te vendose ekstradimin e Aliut ne Shqiperi, ku akuzohet per mashtrime me shuma te medha parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA