Apolonia, trajneri i portiereve nje vit pezullim

19/11/2009 09:55

Komisioni i Disiplines ne FSHF ka dhene nje tjeter ndeshkim shembullor per episodet qe regjistrohen ne futbollin shqiptar.

Kete here, “dora e hekurt” eshte perdorur ndaj trajnerit te portiereve te Apolonise, Adrian Balla.

Ne perfundim te ndeshjes me Kastriotin, pjesetari i stafit teknik te skuadres fierake ka goditur me shuplake asistentin e gjyqtarit.

Nje reagim i pakontrolluar pas humbjes dramatike 3-2 ne shtepi me krutanet, qe i ka kushtuar shtrenjte pergatitesit te “gardianeve” bardhejeshile.

Per ofendim te gjyqtarit me tri ndeshje eshte pezulluar edhe zyrtari i Beses, Genti Kaja.

Gjate mbledhjes se djeshme te Disiplinorit eshte vendosur edhe gjobitja me 100 mije lekeve te reja e Skenderbeut, per hedhje te sendeve te forta ne fushe dhe ofendime te vazhdueshme nga publiku korçar.

 

Top Channel