Verifikimi i pronave, proces i deshtuar

18/11/2009 08:20

Komisionet e Verifikimit te Titujve te Pronesise, te ngritura ne vjeshten e vitit 2008 dhe qe kane filluar te funksionojne vetem ne pranvere te ketij viti, po perballen me nje numer te paperballueshem ankesash, qe nuk mund te zgjidhen jo per tre vjet (qe eshte afati i vendosur), por as per 30 vjet.

Ilustrimi per kotesine e ketyre komisioneve eshte rasti i Beratit, ku jane konstatuar 13 mije dosje me probleme qe duhen shqyrtuar, por deri me sot, tete muaj pas nisjes se punes, nga komisioni jane shqyrtuar vetem 27 te tilla ose 0,2 per qind e tyre. Ne fakt, per problemet e Qarkut te Beratit, edhe 30 vjet jane pak, por ky eshte nje rast i vecante.

Ne pjesen tjeter te vendit, ankesat jane me te pakta, por gjithsesi, te paperballueshme ne kohe nga stafet e vogla te Komisioneve te Verifikimit te Titujve te Pronesise qe jane ngritur prane prefekturave.

Deri me sot, nga mijera ankesa, vetem nje pjese e vogel ka perfunduar ne gjykate dhe jane ne prag te marrjes se zgjidhjes ligjore. Nga statistikat qe referohen nga komisionet e ngritura prane prefekturave, rezulton se puna ka ecur me ritme teper te ngadalta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA