Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli eshte takuar ne Nju Jork me homologen e saj indiane, Meira Kamur, duke shenuar takimin e pare te nje niveli te larte, pas vendosjes se marredhenieve diplomatike me Indine.
Pervec angazhimit per te forcuar lidhjet mes Shqiperise dhe Indise, nje nga fuqite e reja ekonomike boterore, kryeparlamentarja e Indise konfirmoi nje vizite te shpejte ne Tirane, per t’u njohur sic tha ajo me vendin e origjines se Nene Terezes.
Gjate qendrimit ne Nju Jork zonja Topalli u takua me disa nga homologet e saj, perfshire ate te Indonezise, Austrise dhe Gjermanise, te cilet jane angazhuar per konsolidimin e bashkepunimit mes parlamenteve.
Gjate qendimit ne OKB, Kryetarja e Kuvendit u takua me zevendesambasadoren amerikane ne Kombet e Bashkuara , ku u vleresuan zgjedhjet lokale ne Kosove si shenje e pjekurise dhe e rritjes se demokracise se shqiptareve dhe te Kosoves.
Top Channel