Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se zgjedhjet e se dieles per pushtetin komunal, ishin provimi me i rendesishem per shtetin e ri pas shpalljes se pavaresise, me 17 shkurt te vitit 2008.

“I gjithe procesi elektoral edhe fushata edhe dita e votimit edhe procesi i administrimit te votimit edhe tani njohja dhe pranimi i rezultatit zgjedhor nga gjithe spektri politik, ka qene i shkelqyeshem. Nje proces qe ka instaluar perfundimisht demokracine ne Kosove, qe ka siguruar nje sukses kuptimplote ne Republiken e Kosoves. Ka qene provimi me i rendesishem per shtetin tone pas shpalljes se pavaresise”, ka thene nder te tjera Thaci.

Kryeministri Thaçi, eshte i bindur se gjuha e ashper politike qe pershkoi fushaten para zgjedhjeve nuk do te demtoje koalicionin qeverises te partise se tij me Lidhjen Demokratike te Kosoves, madje sipas tij, zgjedhjet ishin referendum per qeverine e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA