Suedia: Shkupi dhe Athina, negociata direkte
18/11/2009 15:50
Ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt ka sugjeruar qe Shkupi dhe Athina te zhvillojne negociata direkte per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.
Bildt ka deklaruar se negociatat duhet te mbahen mes kryeministrave te dy vendeve, Papandreu dhe Gruevski, si dhe te mbikeqyren nga i derguari i OKB-se.
“Mendoj se eshte e rendesishme qe te dy kryeministrat te bisedojne drejtperdrejte, ndersa mbeshtetjen teknike ta siguroje ndermjetesi i Kombeve te Bashkuara, Metju Nimic”, ka deklaruar Bildt.
Shefi i diplomacise suedeze ka shtuar se zgjatja e metejshme e kesaj ceshtjeje do te jete ne dem te te dyja vendeve.
Top Channel