Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se kredite e keqija jane rritur serish ne tremujorin e trete te vitit, duke arritur ne 10 per qind te totalit nga 8 per qind qe ishin ne tremujorin e dyte.
Te dhenat tregojne se krahasuar me fundin e vitit te kaluar, kredite me probleme jane dyfishuar, ndersa krahasuar me fillimin e vitit 2007 rritja eshte me shume se tre here.
Por vec kredive qe kane probleme me shlyerje, ka dhe nje grup tjeter kredish, te cilat edhe pse nuk klasifikohen si kredi te keqija, kane probleme me likuidimin ne afat dhe jane nje kontigjent potencial per t’u shnderruar ne kredi te keqija.
Banka i klasifikon ato si hua ne ndjekje, te cilat aktualisht perbejne 8 per qind te totalit te kredise nga 4 per qind qe ishin ne fillim te vitit 2007. Sipas Bankes se Shqiperise, nga gjithe kredia e dhene per ekonomine ne vite eshte korrekte dhe shlyhet rregullisht vetem 82 per qind e saj.
Ekspertet thone se rritja e kredive te keqija eshte shqetesim dhe ka pasoja jo te vogla ne sistemin financiar. Efekti i pare i drejtperdrejte i rritjes se kredive te keqija eshte perkeqesimi i rezultateve financiare te bankave, te cilat pervec uljes se fitimit do te jene te detyruara te mbajne me shume fonde rezerve te paperdorura ne formen e garancive te detyruara.
Ekspertet thone se per te kompensuar renien e fitimit, bankat do te rrisin interesat e kredive per biznesin dhe individet, cka mund te demtoje edhe me ekonomine.
Top Channel