Rama ftese dere me dere

18/11/2009 18:05

Kryetari i Partise Socialsite Edi Rama u ka shperndare personalisht qytetareve ftesa per te marre pjese ne protesten e te premtes.

Ai ka zgjedhur rrugen ‘Komuna e Parisit’ ne Tirane ku ka shume bisnese te vogla te cilet nese kane xhiro me te madhe se 4 milione leke me vendim te qeverise kalojne ne bisnes te madh.

Ne cdo lokal kreu socialist ka ftuar te rinj dhe te moshuar te cilet sipas tij kane arsye te forta per te protestuar ndaj familjes Berisha pasi Shqiperia radhitet per korrupsion pas Ruandes dhe Ugandes.

Rama eshte shprehur edhe per kontributin e opozites ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO, kontribut te cilin sipas tij, Berisha nuk e ka vleresuar .

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta