Mbivendosja e pronave, protesta ne Malesi te Madhe

18/11/2009 08:30

Banoret e fshatit Gruemire te Rrethit te Malesise se Madhe kane zhvilluar dje ne mesdite nje proteste perpara komunes.

Kerkesat e tyre lidhen me problemet e pronesise dhe sipas banoreve, jane te pakten 220 familje te Komunes Gruemire qe kane 160 hektare toke e cila rezulton te kete dy pronare te ligjshem.

Sipas banoreve, ne Komunen Gruemire, nuk eshte zbatuar asnjehere Ligji nr. 7501 dhe as pronaret e vjeter nuk kane mundur te marrin pronen, pasi gjithcka eshte bere sipas praktikes “te fitoj kush eshte me i forti”. Situata ka krijuar perplasje mes banoreve, te cilet nuk dine ende se sipas cilit ligj duhet ndare toka.

Protesta e djeshme eshte zhvilluar ne menyre paqesore, por banoret e zones kane kercenuar me bllokim te rruges nacionale Shkoder-Hani i Hotit, madje dhe me futje ne greve urie nese nuk i jepet zgjidhje ketij problemi serioz. Perfaqesuesi i banoreve, Rasim Muca, ka thene se “kemi 20 vjet qe toka nuk dihet se e kujt eshte.

Kerkojme qe shteti te nderhyje, pasi ketu toka nuk eshte ndare as sipas Ligjit 7501, as sipas tapive te vjetra. Kjo situate po ben qe njerezit te kalojne ne vetegjyqesi. Shteti duhet te nderhyje menjehere pasi jane 160 hektare toke qe dalin me mbi dy pronare te ligjshem. Nese zeri yne nuk degjohet, do te bllokojme rrugen nacionale Shkoder-Hani i Hotit, madje do te futemi dhe ne greve urie”.

Nderkohe kryetari i Komunes Gruemire, Lirim Nehani, shprehet se shqetesimi i banoreve eshte i drejte dhe per kete eshte kerkuar nderhyrja e ministrit te Shtetit, Genc Pollo. Kjo zone, here pas here, eshte bere burim konflikti, qe e ka pasur origjinen te ceshtjet e pronesise. Kujtojme se nje vit me pare, ne kete fshat, nje person gjeti vdekjen, pasi u qellua me thike nga kusheriri i tij, per shkak te nje trualli toke, pronesine e se ciles e pretendonin te dyja palet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA