Maroni: Ballkani Perendimor, sa me pare ne BE

18/11/2009 11:45

Ministri i Brendshem italian, Roberto Maroni deklaroi se hyrja e Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian duhet te behet shpejt, sepse zgjerimi i Unionit rrit nivelet e sigurise ne Europe.

Ministri Maroni, gjate nje konference te perbashket per shtyp ne Tirane, me homologun Lulzim Basha, theksoi se ne mbledhjen e ardhshme te ministrave te Brendshem te vendeve anetare te BE-se, Italia do te mbeshtese kerkesen e Shqiperise per liberalizimin e vizave, ndersa shpreson se ky proces do te realizohet ne mesin e vitit 2010.

“Kam garantuar impenjimin tim qe Keshilli i Ministrave te Brendshem europiane te vendose per liberalizimin e vizave ne mesin e vitit te ardhshem. I rendesishem eshte procesi i hyrjes ne Bashkimin Evropian, pasi Ballkani Perendimor eshte pjese e jona, ndaj zgjerimi i unionit rrit nivelin e sigurise”, u shpreh Maroni.

Ministri italian vleresoi Shqiperine, si nje partner shume te rendesishem strategjik ne terrenin e sigurise, ndaj beson se bashkepunimi do te jete i dobishem ne termat e shkembimit te informacionit, te njerezve dhe te te gjitha elementeve te tjere.

“Per kete motiv Italia mbeshtet sforcimet e qeverise shqiptare per te realizuar kushtet per nje hyrje te shpejte ne unionin europian, si dhe mbeshtesim kerkesen per liberalizimin e vizave”, u shpreh Maroni.

Nga ana e tij ministri Basha prezantoi punen e bere nga qeveria shqiptare ne luften kunder trafikut dhe krimit, si dhe vleresoi numrin e larte te prodhimit te pasaportave biometrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA