Maqedoni, regjistrohet viktima e pare e gripit A
18/11/2009 21:40
Ne Maqedoni eshte regjistruar sot viktima e pare nga virusi i gripit te derrit A/H1N1. Lajmin e ka bere te ditur vete Ministria e Shendetesise.
“Me keqardhje konstatoj se pasditen e sotme ka nderruar jete nje pacient i infektuar me virusin A/H1N1”, ka deklaruar ministri Bujar Osmani.
Viktima eshte nje 32 vjecar, i cili u shtrua dy dite me pare ne spitalin e Shkupit me temperature te larte dhe frymemarrje te renduar.
Numri i personave te prekur nga gripi i derrit ne Maqedoni, sipas informacioneve te autoriteteve lokale, ka shkuar afer 400.
Top Channel