
Partite opozitare ne Maqedoni nuk e perjashtojne mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme, pas shperndarjes se disa fletushkave te partise ne pushtet VMRO/DPMNE, ne te cilat behet thirrje per pergatitje per zgjedhje.
Partia Demokratike Shqiptare ka deklaruar se eshte gati te hyje ne zgjedhje te parakohshme, pasi sipas zedhenesit te saj Adriatik Imeri, mbeshtetja ndaj ketij subjekti eshte rritur ndjeshem.
Gjithashtu, Imeri vlereson se vetem me rrezimin e kesaj qeverie vendi do te mund t’i shpetoje nje katastrofe madhore.
Te njejtin qendrim mban edhe partia tjeter opozitare LSDM, e cila akuzon kryeministrin Gruevski se po perdor pushtetin e dhunes.
Kunder zgjedhjeve eshte shprehur partia shqiptare ne pushtet, BDI, nenkryetari i se ciles, Rafiz Halili ka deklaruar se eshte gati te ballafaqohet me qytetaret per premtimet e mbajtura.
Top Channel