Lohan: Korrupsioni, problem serioz

18/11/2009 13:35

Shefi i delegacionit te Komisionit Europian, Helmut Lohan, deklaroi se korrpusioni ne Shqiperi mbetet nje problem serioz.

Ne nje konference te organizuar nga Banka Boterore dhe Ministria e Ekonomise, per reformen ne klimen e biznesit, Lohan ka cituar progres raportin e fundit, duke i terhequr vemendjen qeverise se korrupsioni pengon investimet e huaja, aq te nevojshme ne kohe krizash.

“Kornizat ligjore dhe strukturat e brendshme te agjencive ekzistojne, por korrupsioni vaqzhdon te jete prezent ne nje sere fushash dhe te jete problem serioz”, ka pohuar Lohan.

Lohan ka kerkuar pershpejtimin e reformave, qe do te lehtesonin klimen e biznesit dhe i ka bere thirrje edhe opozites qe te marre persiper pergjegjesite e saj per te mos i penguar ato.

“Nje tjeter problem ngelet mungesa e konsultimeve me biznesin gjate hartimit te ligjeve. Ne BE kete e marrin parasysh. Qeveria eshte gati te aplikoje legjislacionin e nevojshem, por kjo nuk mund te behet nese opozita nuk kthehet ne Parlament”, ka theksuar Lohan.

Por kryeministri Berisha, duke u ndalur ne reformat qe qeveria ka ndermarre per permiresimin e klimes se biznesit, ka dashur te evidentoje si nje nga problemet kryesore te sipermarrjeve ne Shqiperi lejet e ndertimit.

“Ne do vazhdojme te bejme reforma te medha per te permiresuar klimen e biznesit dhe per te terhequr investimet e huaja. Ne kemi ndermarre nje sere nismash ne kete drejtim”, ka deklaruar Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA