
Mehmet Shametaj prej tre vitesh merret me tregtimin e librave te vjeter. Eshte 55 vjec dhe 30 vite te jetes i ka kaluar si ushtarak, ndersa sot merret me shitjen e librave qe i gjen kryesisht ne bibliotekat e personave qe largohen jashte Shqiperise.
“Ka persona qe duan t’i heqin bibliotekat pasi do emigrojne. Ata vijne ketu dhe na thone qe po i deshe librat t’i japim me cmim te arsyeshem”, tregon Shametaj.
Ne librari cmimet jane te shtrenjta, ndersa ketu librat jane disa here me te lire. Por vec cmimit te lire, Mehmeti i gjen klienteve te tij edhe libra qe nuk gjenden ne tregun e sotem.
“Ketu vijne shume kliente qe kerkojne libra dhe ne mundohemi t’iua gjejme. Cmimet krahasuar me librarite jane me te uleta, pasi librat jane lexuar disa here”, thote Shametaj.
Eshte nje pune qe i siguron te ardhura, por i fal edhe qetesi, pasi libri eshte nje nga dashurite e tij te hershme.
“Per te kompensuar ate qe me duhet per nevojat e mija vendosa te dal te shes libra. Fitoj rreth 40 mije leke ne dite”, rrefen librashitesi.
Ne rruget e Tiranes ka dhjetra librashites te cilet merren me tregtimin e librave te vjeter, te cilet burojne nga bibliotekat e pasura te shqiptareve qe nuk mund t’i marrin ato jashte vendit, por edhe nga ata shqiptare te varfer, qe shesin librin ne kembim te ca parave, qe sot u duhen me shume.
Top Channel