Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa ne Kosove ka pranuar 170 ankesa te subjekteve politike per parregullesite e shfaqura gjate procesit zgjedhor.

Lajmin e ka bere te ditur drejtuesi i ketij institucioni, Tahir Rrecaj, i cili ka saktesuar se deri tani jane shqyrtuar 60 ankesa.

“KZAP ka filluar shqyrtimin e ankesave. Deri tani jane marre vendimet per 60 prej tyre, ndersa te tjerat jane ne procedure e siper. Presim qe brenda javes se ardhshme t’i perfundojme te gjitha”, ka deklaruar Rrecaj.

Ai ka shtuar se nje pjese e mire e ankesave jane hedhur poshte pasi nuk kane pasur baze ligjore dhe prova te mjaftueshme per t’u shqyrtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA