Ne Kosove nje nene 30-vjecare se bashku me femijen e saj jetojne ne kushtet e nje varferie ekstreme. Ne nje kasolle ku uji hyn nga te gjitha anet, ato mbahen me 55 euro ndihme sociale dhe lemoshe nga fqinjet.

Nderkohe qe rrezikojne qe shume shpejt te humbasin edhe catine qe kane mbi koke.

Zylhaje Gjenani nga Fushe-Kosova mbijeton bashke me djalin e saj Flaktrinin, i cili sipas nenes nuk gezon shendet te mire.

30-vjecarja jetonte deri ne muajin korrik ne pronen e nje serbi, por sot qendron ne ate cka ka mbetur nga shembja e shtepise se vjeter.

Edhe per pak Zylhaja do te qendroje nen kete ‘cati’, por me te veshtire do ta kete kur do t’i duhet ta liroje per shkak te ndertimit te shtepise se re.

500 serbe ne vende te ndryshme te Kosoves jetojne ne te njejtat kushte. Pavaresisht se mes serbeve dhe shqiptareve pajtimi eshte i veshtire, varferia duket e perbashket mes dy etnive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA