Pas vleresimeve pozitive te nderkombetareve, partite kosovare kane nisur nje fushate akuzash ndaj njera-tjetres per vjedhje votash.

Keshtu, PDK, qe sipas rezultateve paraprake ka fituar ne shumicen e komunave, ka akuzuar AAK-ne dhe strukturat militante te saj.

Sipas PDK, keto njesi jane futur te armatosura ne disa qendra votimi te komunes se Gjakoves dhe permes dhunes e kercenimeve kane vjedhur votat.

Dyshimet per vjedhjen e votave ne Gjakove linden pasi kandidatja e koalicionit AKR-LDD, Mimoza Kusari publikoi nje video ku shfaqeshin komisioneret e AAK-se qe mbushnin kutite e votimit me flete.

Por nga ana tjeter edhe partia e Ramush Haradinaj ka ngritur akuza ndaj PDK-se se Thacit. Sipas AAK, komisioneri i PDK-se ne Vushtri ka vjedhur vulen dhe eshte larguar nga qendra e votimit.

AAK ka vleresuar se ne Vushtri ka marre 400 vota, ndersa PDK rreth 1 mije, shifra qe sipas saj nuk perkojne me realitetin.

Top Channel