Pas publikimit te raportit te Transparency Internional per nivelin e korrupsionit, ka reaguar Bashkimi Europian.
Ambasadoret e Danimarkes, Frances, Gjermanise, Holandes, Mbretesise se Bashkuar, dhe i Ngarkuari me Pune i Suedise jane njohur me Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit 2009 te publikuar nga Transparency International.
Ky sondazh eshte konsideruar si indeksi me i besueshem per matjen e korrupsionit ne nivel nderkombetar, vijojne ambasadoret ne deklaraten e tyre.
Ata deklarojne unanimisht se renia ne rang nderkombetar e Shqiperise eshte lajm i keq. ‘Ne shpresojme se kjo renditje do te inkurajoje fuqishem Shqiperine per te implementuar ne menyre urgjente masa per ndryshimin e kesaj tendence dhe per te treguar rezultate konkrete ne luften kunder korrupsionit ne te gjtha nivelet’.
Kjo do te jete thelbesore per te çuar para integrimin e Shqiperise ne BE dhe per permiresimin e mjedisit te biznesit per te terhequr me shume investime nderkometare te nevojshme, nenvizojne diplomatet perendimore.
Ambasadoret perseriten gatishmerine e qeverive te tyre per te vijuar mbeshtetjen e Shqiperise ne kete lufte kunder korrupsionit.
Top Channel