Karakachanov: T’i jepet fund totalitarizmit ne Maqedoni
18/11/2009 12:25
Kryetari i partise bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakachanov ka deklaruar se Shkupi vazhdon te jete nje shtet totalitar.
“Ka ardhur momenti qe autoritetet e Shkupit te kuptojne se keshtu nuk mund te vazhdojne, te deklarohen per marredhenie te mira nderfqinjesore, ndersa ne te njejten kohe te krijojne probleme”, ka deklaruar Karakachanov, ben te ditur Telegraf.
Karakachanov eshte nje nga ithtaret e idese se Maqedonia eshte pjese bullgare dhe ajo i takon Bullgarise, pas nje revizioni dhe ndarje me shqiptaret dhe greket. Ai eshte edhe nje nga mbeshtetesit dhe promotoret e aleances per njohjen e Kosoves.
Top Channel