Ish-kreu i ushtrise: Gerdecin e ngriti Mediu

18/11/2009 15:00

Per te gjitha akuzat qe prokuroria i adreson ish-shefit te Pergjithshem, gjeneral lejtnant, Luan Hoxha ka fajesuar per Gerdecin ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu si dhe institucionin qe ai drejtonte.

Nepermjet avokatit mbrojtes zotit Ibrahim Lahi, gjenerali ttha ne gjykate se perzgjedhja e Gerdecit si vend ku do demontoheshin municione nuk eshte kompetence e Forcave te Armatosura e per pasoje e shefit te shtabit, por ministri i Mbrojtjes ka urdheruar ndertimin e fabrikes pikerisht ne kete vend.

Duke ju referuar ligjeve, avokati tha me tej se nuk eshte kompetence e Forcave te Armatosura ruajtja e sigurise se ambienteve te nje kompania private, sikurse ishte fabrika e demontimit.

Ish shefi i Shtabit te Pergjithshem i ka faturuar Mediut edhe pergjegjesine se kishte urdheruar perfshirjen e ushtrise ne transportin e municioneve ne Gerdec per llogari te kompanise ‘Albademil’, se edhe perzgjedhja e armatimit te kalibrit te larte nuk eshte bere nga Forcat e Armatosura.

Sipas avokatit Lahi cdo urdher i Mediut eshte firmosur nga Luan Hoxha per ato pika qe i perkasin forcave te armatosura.

Duke kundershtuar akuzat avokati i Luan Hoxhes e mbylli mbrojtjen e ish-shefit te shtabit te pergjithshem duke thene se disa urdhera ish-ministri i ka dhene pa dijeni te gjeneral lejtnant Luan Hoxha.

Nderkohe avokati i ish-drejtorit te harmonizimit te ligjeve Ndue Marku i kerkoi gjykates qe te therrase si deshmitare ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po keshtu si deshmitare u kerkuan edhe dy ish ministra te tjere, ish -ministri i Drejtesise Aldo Bumci dhe Enkelejd Alibeaj, ne rolin e anetarit te Komisionit te Ligjeve.

Ne te njejten dite ne gjykaten penale dy persona te plagosur rende diten e tragjedise kane depozituar nje padi penale ku kerkojne qe togat e zeza t’i drejtohen kuvendit per heqjen e imunitetit te Mediut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA