Harxhi: Ftojme opoziten te kthehet ne Kuvend

18/11/2009 18:25

Mazhoranca qeverisese ka perseritur permes zevendesministres se Jashtme Edit Harxhi, apelin per kthimin e opozites ne Parlament.

Ne nje interviste per VOA, Harxhi eshte shprehur se rruga per anetaresimin e vendit ne BE ka nevoje edhe per kontributin e opozites.

“Eshte e nevojshme prania e opozites ne Parlament, per te marre pjese ne perpjekjet per anetaresimin ne BE. Bojkoti eshte dicka negative per faktorin politik ne Shqiperi, une i bej thirrje faktorit politik shqiptar qe t’i kthehet institucioneve demokratike”, ka deklaruar Harxhi.

E pyetur per marreveshjen mbi kufirin detar me Greqine, numri 2 i diplomacise shqiptare ka theksuar se qeveria nuk ka bere asnje shkelje.

“Nuk eshte bere asnje shkelje, por eshte zbatuar ligji per kufijte, qe permbush edhe nje nga kriteret kryesore per ne BE”, ka nenvizuar Harxhi.

Ndersa lidhur me klasifikimin e Transparency International mbi korrupsionin, qe e rendiste Shqiperine 10 vende me mbrapa, Harxhi ka deklaruar se qeveria eshte e angazhuar seriozisht ne luften kunder korrupsionit, edhe pse ka pranuar se ka ende shume pune per te bere.

“Lajmi per renditjen e bere nga TIA na ve para pergjegjesise per te punuar me shume, por kjo nuk do te thote se nuk eshte bere gje ne luften kunder korrupsionit. Shqiperia eshte vend lider ne rajon per reformat, por kemi ende pune”, ka shtuar Harxhi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta