Rritet lista e viktimave ne Greqi nga gripi i derrit.Nje 42-vjecar i cili eshte shtruar urgjent me simptomat e nje pneumonie te rende ka nderruar jete ne nje spital te Athines.
Nderkaq 7 persona te tjere ne gjithe vendin kurohen ne repartin e reanimacionit ne gjendje serioze, kurse vetem ne 24 oret e fundit 1580 femije jane prekur nga virusi AH1N1.
“Ne vazhdojme zbatimin e rregullit qe ndjekim deri me sot ,qe thote se ne rast se ne nje klase preken me shume se pese femije, pra kane simptomat e gripit, mbyllet gjithe klasa per nje jave”, thote Mariliza Ksenojanakopoulu, ministre e Shendetesise.
Shifrat zyrtare te organeve shendetesore greke flasin per 3300 te prekur, por vleresohet se shifra reale e tyre eshte mbi 300.000 persona.
Nga rritja e numrit te rasteve me grip Ministria greke e Arsimit dhe e Besimit Fetar shqyrton mundesine e mbylljes me shpejt te shkollave ne prag te festave te fundvitit.
Mediat greke kane tashme disa dite qe pershkruajne shqetesimin qe mbizoteron ne vend, ndersa mjeket dhe specialistet jane ende te percare persa i perket faktit se nese duhet apo jo te vaksinohet popullsia me vaksinen e re.
Specialistet u kane bere thirrje duhanpiresve, por edhe atyre qe kane lene duhanin se duhet domosdoshmerisht qe te vaksinohen.
Nderkohe buje kane shkaktuar edhe fotografite e publikuara te futbollisteve te kombetares greke qe kane zbritur me maska ne aeroportin e Kievit ku ndodhen per te dhene ndeshjen vendimtare per eliminatoret e kampionatit boteror te futbollit.
Top Channel