
Edhe pse ne zgjedhjet e fundit Kodi Elektoral sanksionoi pjesemarrjen e 30% te grave ne Parlament, serish kjo kuote nuk u realizua.
Partia Demokratike kandidoi 38 gra, ndersa ajo socialiste vetem 32. Aktualisht jane vetem 21 gra qe kane fituar mandatin e deputetit.
“Perqindja me e larte e periudhes se demokracise eshte pas integrimit te kuotes ne Kodin Elektoral ne vitin 2009. Por nuk eshte 30 perqind dhe kodi u zbatua disa here mire dhe disa here keq”, deklaron ekspertja Ermira Danaj.
Cilat ishin veshtiresite e grave dhe ku ato humben zgjedhjet detajohen ne studimin e bere nga rrjeti i grave Barazi ne Vendimmarrje, financuar nga ambasada amerikane.
“Ne fakt ekspertet e studimit kane dale ne nje konkluzion kritik. Eshte bere nje permiresim, por grate nuk mund te perfaqesonin 30 perqindeshin sic ishte menduar ne fillim. Grate perfaqesohen me pak”, thote Mirela Sulaj, drejtore e projektit.
Te drejten ligjore per te votuar, grate e fituan ne vitin 1920, por per here te pare ato votuan ne 1945-en. Pjesemarrja me e larte e grave ne vendimmarje ka qene ne vitin 1972 me 33% dhe me ulet ne Parlamentin e pare pluralist me vetem 4%.
Ndersa Parlamenti aktual ka 15%, gjysma e kuotes se percaktuar ne Kodin Elektoral.
Top Channel