Fier, plagoset me gershere gjimnazisti

18/11/2009 08:25

Nje sherr banal mes gjimnazistesh ne mjediset e shkolles, ka perfunduar me plagosjen me gershere te nje 17-vjecari.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e se martes ne shkollen publike “Perikli Ikonomi” te njohur nga fieraket si “Gjimnazi i ri”. Gjate pushimit te gjate, dy nxenes te klases XI kane dale se bashku me bashkemoshataret e tjere ne oborrin e shkolles.

Dy adoleshentet mesohet se jane shoke klase dhe debati mes tyre ka nisur qysh ne oren e trete, nderkohe qe eshte acaruar ne korridoret e shkolles per te arritur ne perleshje fizike ne oborrin e saj. Mes qindra gjimnazisteve te tjere, dy adoleshentet kane shkembyer fyerje te ndersjella dhe me pas jane perleshur fizikisht.

Konfirmohet se njeri prej tyre ka gjetur rastesisht ne oborr nje pjese te nje gershere dhe me te ka goditur ne drejtim te shokut, i cili ka marre nje plage ne bark. Kane qene bashkemoshataret e dy te rinjve qe kane nderhyre per t’i ndare dhe me pas kane lajmeruar stafin pedagogjik te shkolles. Drejtues te shkolles dhe disa mesues kane dale ne oborr dhe pasi kane mundur te ndajne dy te rinjte qe vijonin te perlesheshin kane bere transportin e te plagosurit drejt spitalit rajonal.

Gjimnazisti i plagosur ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe pasi eshte mbajtur per disa ore nen kujdesin e bluzave te bardha eshte lejuar te kthehet ne shtepi. Nderkohe, policia e Fierit, e cila ka shkuar me vonese ne shkolle ka marre ne pyetje jo vetem dy te rinjte e perfshire ne sherr, por edhe shoke te afert te tyre, si dhe bashkemoshatare te tjere qe ishin deshmitare ne sherr. Emrat e dy te rinjve nuk behen te ditur nga policia, nderkohe qe drejtoria e shkolles ka zhvilluar ne mesdite nje mbledhje te menjehershme te bordit drejtues.

Sipas burimeve zyrtare te policise, mesohet se nuk eshte mbajtur raport per kete ngjarje, nderkohe qe mbledhja e bordit te shkolles konfirmohet se ka dale ne vendimin e perjashtimit te te dy te rinjve nga shkolla. Ngjarje te tilla jane regjistruar jo pak here ne mjediset e shkollave publike dhe jopublike te Fierit. Kujtojme se edhe ne shkollat e sistemit 9-vjecar ka pasur plagosje te renda mes te miturve. Drejtoria Arsimore e Rrethit ka kerkuar sherbim policor prane shkollave, por asnjehere nuk eshte ofruar me korrektese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA