Dy kate shtese per spitalin “Nene Tereza”

18/11/2009 08:15

Reanimacioni i pergjithshem, kirurgjia ditore, radioterapia, onkologjia jane disa nga sherbimet e reja qe do t’i shtohen masterplanit te spitalit “Nene Tereza”.

Konkretisht, te gjitha keto sherbime do te jene pjese e masterplanit, sherbimet e te cilit u inauguruan pak kohe me pare, por sipas zbatimit te projektit te fazes II.

Faza e dyte e projektit perfshin projektimin, ndertimin, blerjen e pajisjeve mjekesore, asistencen teknike dhe kostot administrative. Kjo faze konsiston ne perfundimin e dy kateve shtese, si nga ana ndertimore, ashtu edhe kompletimin me pajisjet mjekesore, por dhe ne ndertimin e pajisjen mjekesore te nje godine te re me 6 kate, e cila do te lidhet me godinen e fazes I.

Siperfaqja e pergjithshme e ndertimit eshte rreth 30 mije m2. Pervec ketyre sherbimeve, projektit per ndertimin e dy kateve shtese do t’i shtohet sherbimi i dializes, i cili do te ofroje rreth 270 shtreter. Sherbimi per ambulatoret eshte nje tjeter sektor i rendesishem qe do te perfshihet ne katet e reja qe pritet te ndertohen, brenda kuadrit te masterplanit te dyte te Ministrise se Shendetesise.

Shuma e parashikuar nga Ministria e Shendetesise per realizimin e ketij projekti eshte rreth 57 milione euro, duke perfshire ketu edhe teknologjine mjekesore qe do te ofroje secili sherbim.

Sipas Ministrise se Shendetesise, parashikohet qe afati perfundimtar i realizimit te kesaj shtese eshte muaji janar i vitit 2010. Prezantimi i masterplanit te dyte u be publik gjate nje takimi qe pati ministri i shendetesise, Petrit Vasili, ne ambientet e QSUT-se.

Vasili theksoi se Ministria e Shendetesise e vlereson me prioritet modernizimin e sistemit shendetesor shqiptar, ndaj synon edhe ne krijimin e nje sistemi spitalor modern me parametra bashkekohore.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA