Drucas: Ballkani ne BE, brenda vitit 2014
18/11/2009 16:05
Zevendesministri grek i Puneve te Jashtme, Dimitris Drucas ka deklaruar se Athina po angazhohet seriozisht qe vendet e Ballkanit perendimor te anetaresohen ne BE brenda vitit 2014.
Drucas ka theksuar se integrimi i Ballkanit ne familjen evropiane i sherben stabilitetit te te gjithe rajonit te Evropes juglindore.
“Besojme tek perspektiva evropiane e Ballkanit, te cilit i nevojitet nje nxitje e re. Ne kete kuader kryeministri Papandreu propozoi muajin e kaluar nje “road map” per rajonin”, ka deklaruar Drucas.
Ai ka shtuar me tej se ka ardhur momenti qe BE, unioni me paqesor qe ekziston ne kontinentin e vjeter, te rrise pergjegjesine e tij edhe ne kete pjese te Evropes.
Top Channel