Buxheti, institucionet kerkojne shtesa

18/11/2009 17:45

Institucionet e pavarura kushtetuese, Prokuroria e Pergjithshme, Avokati i Popullit, KLD dhe Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor, paraqiten ne Komisionin e Ligjeve kerkesat e tyre per shtesa ne buxhetet perkatese.

Kryeprokurorja Ina Rama iu referua ligjit per prokurorine kur kerkoi buxhet per ngritjen e sherbimit te konsulences kryesisht per hetimin e krimit financiar.

Nenkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu kerkoi shtese ne buxhet per thellimin e kontrollit te punes se gjyqtareve, duke bere shtese ne organike dhe inspektore qe do te monitorojne shkeljet ligjore te gjyqtareve.

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i kerkoi komisionit dhe perfaqesuesve te financave mbajtjen e te njejtin buxhet si kete vit, rreth 9 milione leke, pasi ai i vitit 2010 parashikon shkurtimin e shpenzimeve operative me tre milione leke.

“Ligji per Avokatin e Popullit, diskutimet per te behen ne Komisionin e Ekonomise dhe me pas kjo pjese duhet te zbatohet ne buxhet”, u shpreh Dobjani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta