Qeveria ka miratuar projektbuxhetin afat mesem deri ne vitin 2012, qe sic e perkufizoi kryeministri Sali Berisha eshte nje projekt qe ka si prioritet kryesor permbushjen e detyrimeve per anetaresimin e vendit ne Bashkimin Europian, pas miratimit te henen te aplikimit te Shqiperise per anetaresim.
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin afat mesem deri ne vitin 2012, qe sic e perkufizoi kryeministri Sali Berisha eshte nje projekt qe ka si prioritet kryesor permbushjen e detyrimeve per anetaresimin e vendit ne Bashkimin Europian, pas miratimit te henen te aplikimit te Shqiperise per anetaresim.
”Une dua te garantoj se buxheti do te mbeshtese fuqishem cdo kerkese qe rrjedh nga procesi i anetaresimit ne BE. Do te trupezohet ne nje me te gjitha llojet e detyrimeve nga ky proces. Ambicia jone eshte e madhe. Te parakalojme disa vende te BE gjate ketij mandati, se tjetri me sa duket do te jete i anetaresimit perfundimtar. Vendimi deshmon se qeverite e vendeve anetare kane besim te plote te kjo qeveri”, u shpreh Berisha.
Projektbuxheti afatmesem ka disa prioritete kryesore, qe pervec rritjes se metejshme te pagave dhe pensioneve dhe uljen e deficitit buxhetor me 3 perqind, sa niveli i vendeve anetare te Bashkimit Europian, synon perfundimin e disa projekteve te medha infrastrukturore, rrugen e Arbrit dhe autostraden Tirane -Elbasan.
Dy projekte ku parashikohen tunele mbi 3 kilometra dhe financimi i te cilave sipas kryeministrit Berisha eshte i garantuar. Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha, i cili ftoi serish PS per bashkepunim, ironizoi protesten e pritshme te opozites ne fundjave, duke e krahasuar ate me qeverine e Komunes se Parisit gjate revolucionit francez, e cila refuzonte autoritetin e qeverise qendrore te Frances dy shekuj me pare.
“Edhe nje here gjej rastin te ftoj opoziten per bashkepunum. T’i lere praktikat qe i ka gjetur vete si peme pa kokrra. Ne vend qe te festojme, shperndajne trakte te ‘Komuna e Parisit’. Komuna e Parisit eshte arkivuar ne histori, me gravroshet . Tani eshte koha e idealeve europiane, qe i deshiron cdo qytetar shqiptar”, tha Berisha.
Top Channel