Ka nisur ne Britanine e Madhe procesi gjyqesor ndaj nje shqiptari nga Kosova dhe kater britanikeve me origjine pakistaneve te akuzuar per terrorizem.

Gjate seances se pare gjyqesore zhvilluar ne gjykaten e qytetit Preston ne Veri te Anglise prokurori ceshtjes ka lexuar aktakuzen e implikimit te tyre ne akte terrosite.

Sipas prokurorise i dyshuari Krenar Lusha 30 vjec akuzohet per terheqjen nga internetit te material audio-vize qe tregonin se si mund te ndertohet nje bombe qe perdoret ne sulmet kamikaze.

Nder provat qe disponon prokuroria britanike kundra Lushes eshte edhe nje bisede e pergjuar ne nje chat ku shqiptari  eshte shprehur se ai ishte shume i lumtur te shikonte te vrare sa me shume amerikan dhe Izraelite.

Gjithashtu si prove material e gjetur ne shtepine e Krenar Lushes eshte  edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me te cilin sipas policise mund te ndertohet nje bombe ne kushte artizanale.

Lusha i ka mohur te dhjete  akuzat e ngritura ndaj tij per posedim te material te dyshuara per perdorimin ne akte terroriste.

Arrestimi i Krenar Lushes u krye nga skuadra e anti terrorit ne Scotland Yard,  me 26 Gusht 2008 ne shtepine ku ai banonte ne zonen Derby.

Media britanike e komentoi arrestimin e Lushes sebashku me kater personat e tjere si shkaterrimin e nje cellule terroristes te cilet po pergatisnin eleminimin fizik te kryeministrit britanik Gordon Broun.

Megjithate eshte gjykata britanike ajo e cila do te vendose ne fajsine apo pafajsine e shqiptarit ndaj te cilit rendojne akuzat per terrorizem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA