Bosnje, zbulohet varri masiv prane Srebrenices
18/11/2009 18:40
Nje varr masiv eshte zbuluar ne pjesen lindore te Srebrenices, ne Bosnje e Hercegovine.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, te cilat citojne prokuroren Fatima Haxhibeganovic.
Sipas kesaj te fundit, varri eshte zbuluar ne fshatin Vidikovac, ne dalje te Srebrenices, ku jane gjetur mbetje te kufomave.
Sipas prokurores, numri i personave te vrare dhe me pas te hedhur ne kete varreze mund te jete shume i madh.
Gjate luftes se viteve 1992-95 ne Bosnje, paraushtaraket serbe vrane ne Srebrenice rreth 8 mije myslimane, kryesisht burra dhe djem.
Top Channel