Pas mbylljes se raundit te pare, ka nisur ne Kosove loja e aleancave politike per te siguruar fitoren ne balotazhet qe do te zhvillohen pas kater javesh, perkatesisht me 13 dhjetor.
Loja me e ashper po luhet nga dy parti: perkatesisht Partia Demokratike e Kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e Ramush Haradinajt. PDK-ja ka nisur negociatat me partneren e saj te koalicionit,Lidhjen Demokratike te Kosoves qe drejtohet nga Fatmir Sejdiu, qe ne ato komuna ku nuk ka rivalitet direkt, atehere do te kete nje bashkepunim per te arritur fitoren e njeres prej forcave politike aleate.
Por, nje levizje ka ardhur edhe nga krahu tjeter. Dy dite pas perfundimit te zgjedhjeve te Kosoves, kreu i opozites, Ramush Haradinaj, ka tentuar nje levizje politike per te bere koalicion ne raundin e dyte me Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe Aleancen Kosova e Re te Behgjet Pacollit.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e drejtuar nga Haradinaj ka mbajtur dje mbledhjen e kryesise, ku i ka bere thirrje degeve te partise, qe “neper te gjitha komunat ne balotazh te arrihen marreveshje bashkepunimi me deget e partive te tjera, duke u bazuar edhe ne orientimin tone te djathte politik”. Por, opozita kosovare eshte percare dukshem pas zgjedhjeve per Komunen e Gjakoves.
Kandidatja e partise se Pacollit, Mimoza Kusari Lila, ka akuzuar AAK-ne e Ramush Haradinajt per vjedhje te votave, ndersa per kandidatin e LDK-se ish-ministrin Haracia deklaroi se u ka thene perkrahesve te partise se tij qe te votojne per kandidatin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Ne Gjakove eshte zhvilluar dje nje proteste, ku kane marre pjese mijera qytetare.
E hipur ne rimorkion e nje kamioni, Kusari Lila ka pohuar se Gjakova me zgjedhjet e 15 nentorit eshte unike dhe di te vleresoje programin dhe vlerat. Bashkeqytetareve te saj Kusari Lila, u ka thene se “Gjakova asnjehere nuk u eshte nenshtruar askujt, ndersa gjithmone ka treguar vlera te civilizimit dhe shkollimit. “Mos u dorezoni se vlera ende mbizoterojne”. Kjo situate ka shume gjasa qe te ndikoje ne ftohjen e militanteve dhe uljen e votuesve ne raundin e dyte.
KQZ-ja ka publikuar dje rezultatet e radhes per te gjitha komunat e Kosoves. Sipas ketyre rezultateve, ne Prishtine ka fituar Isa Mustafa i LDK-se dhe nuk do te kete balotazh. Raund te dyte te votimit nuk do te kete as ne keto komuna: Gjakove, fitues ka dale Pal Lekaj nga AAK , Ferizaj, kandidati i PDK-se, Bajrush Xhemajli, Gllogovc, kandidati i PDK-se, Nexhat Demaku, ne Komunen e Fushe-Kosoves zgjedhjet i ka fituar kandidati i LDK-se, Burim Berisha, ne Podujeve po ashtu kandidati i LDK-se, Agim Veliu, kandidati i PDK-se, Sami Lushtaku, ka fituar ne Skenderaj, ne Shtime, Naim Ismajli i PDK-se.
Ne Decan Rasim Selmanaj i AAK-se, ne Zvecan, te gjitha votat i ka fituar kandidati i AAK-se, Sami Kelmendi, ndersa ne Zubin Potok ka dale fitues kandidati i PDK-se, Naser Ferizi. Ne Komunen e Gracanices, fitues eshte Bojan Stojanovic, ne Ranillug, Dragimir Mikic, nga GIOR, ndersa ne Kllokot, Sasha Mirkovic, nga SLS, i cili i ka fituar te gjitha votat. Nderkohe, ne qendrat e tjera te medha, Mitrovice, Prizren, Peje dhe Gjilan, por edhe ne shume komuna te tjera me te vogla, do te kete balotazh.
Top Channel