
Shqiperia ka ende pune per te bere sa i takon plotesimit te standarteve per heqjen e regjimit te vizave, dhe eshte shume heret per nje date konkrete.
Ne nje interviste per seksionin shqip te BBC-se, Kreu i Departamentit per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin prane Komisionit Evropian, Luixhi Soreka, sqaroi se dialogu i liberalizimit te vizave qe Komisioni Evropian lançoi me pese vendet ne rajon u bazua ne nje harte rruge mjaft te qarte me standart.
Partneret e dialogut nga nje ane Komisioni dhe nga ana tjeter pese vendet rane dakord se vetem duke plotesuar te gjitha keto standarte qe jane kushte teknike dhe politike, do te lejojne komisionin t’i jape Keshillit dhe shteteve anetare vleresimin, ne menyre qe te lejohet kalimi i propozimit te heqjes se vizave.
Autoritetet shqiptare kane bere perpjekje te shumta mbi sigurine e dokumenteve per nxjerren e pasaportave biometrike dhe numrat tani jane inkurajuese, por mbetet pune per te bere ne drejtim te aftesite se zbatimit te ligjit, shkembimit te te dhenave dhe permiresimit te kapacitetit te menaxhimit te kufijve.
Nga ana tjeter, thote zyrtari europian, ka rendesi te vecante edhe aftesia e autoriteteve juridike te Shqiperise per te hyre ne asistence te dyanshme ligjore me autoritetet e vendeve anetare te bllokut.
Duke anashkaluar saktesimin e nje date, Soreka u shpreh se ky eshte i gjithi nje proces teknik dhe se cdo gje do te varet nga progresi qe do te kete Shqiperia ne realizimin e standardeve.
f
Top Channel