Rreth nje muaj pas arrestimit te Artan Kristos, si nxites i akteve terroriste, 42 hoxhallare te Shqiperise jane vene ne mbrojtje te tij.
Me ane te nje deklarate te bere dje publike, ata bejne te ditur se ndryshe nga sa u trumbetua nga organet e drejtesise ne fjalet e predikuesit te islamit Artan Kristo, sic e kane quajtur ata, nuk verehet te kete elemente me prapavije nxitjen e akteve te terrorit, ne te ardhmen e afert apo te larget.
“Ne si teologe dhe njohes te mire te problematikave fetare konstatojme se ne shprehjet e Artan Kristos, te paraqitura keto dite nga mediat, pavaresisht retorikes se perdorur, ne nuk konstatojme se ka elemente me prapavije nxitjen e akteve te terrorit, ne te ardhmen e afert apo te larget. Per me teper dhe per aq sa e njohim Artan Kriston, ai eshte nje kritik i ashper ndaj akteve terroriste, ashtu sikurse edhe te gjithe studentet shqiptare qe kane studiuar ne universitetet islame. Kjo deshmi e jona bazohet vetem mbi ate cka njohim prej tij personalisht, si dhe cfare dallohet qarte nga ligjeratat dhe shkrimet e tij”, thuhet ne deklaraten e nenshkruar nga 42 hoxhallaret e Shqiperise.
Me tej, ata i kane bere thirrje organeve perkatese, te studiojne me ndihmen e eksperteve, nuancat dhe terminologjine e perdorur per rastin ne fjale, te akuzes per nxitje te akteve terroriste dhe te tregojne pergjegjesi legale dhe qytetare ne procedimin e tij.
Top Channel