Ne 14 dhjetor eksperte te Bashkimit Europian do te vleresojne ne terren progresin e bere nga qeveria shqiptare per dokumentat e identifikimit.
Ndersa grupi i dyte i eksperteve qe do te verifikoje standartet e arritura per 3 blloqet e tjera te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, pritet te mberrijne ne Tirane brenda muajit mars 2010. Ministri, Lulzim Basha ne perfundim te forumit 2 ditor te ministrave te Brendshem te BE-se dhe Ballkanit deklaroi se Shqiperia eshte gati te prese grupet e eksperteve pasi eshte punuar jo vetem ne shperndarjen e pasaportave biometrike por dhe ne kontrollin kufitar.
“Te 26 pikat kufitare jane te pajisura me sistemin TIMS. Nje pjese e madhe e ketyre pikave ka kamera optike per targat. Kemi te bejme me nje ndryshim rrenjesor te situates krahasuar me 6 muaj me pare”, shprehet Basha. Per Top Channel, perfaqesuesja e presidences suedeze vleresoi se gjate procesit zgjedhor ne Shqiperi u ul ritmi per te permbushur kushtet e nevojshme per liberalizimin e vizave, por ministrja suedeze e Drejtesise shpreson se ky proces nuk do te marre edhe shume kohe.
“Shpresoj se nuk do te marre nje kohe te gjate. E di qe Shqiperia po punon fort. Une mendoj se eshte bere progres i rendesishem dhe ne dhjetor do te kete takim me perfaqesues te komisionit. Besoj se ky bashkepunim do te vijoje. Jam optimiste qe ky proces nuk do te zgjase edhe shume dhe se natyrisht eshte e rendesishme per njerezit qe te mos kene regjim vizash. Mendoj se para e pas zgjedhjeve jane bere disa perpjekje, por sigurisht qe gjate procesit zgjedhor, puna ra disi. Une mund te shoh tani nje vullnet politik dhe ambicjen per te punuar fort mbi ceshtjet qe shtrohen perpara, ne menyre qe Shqiperia te behet edhe vend kandidat ne te ardhmen e te perparoje drejt Bashkimit Europian”, thekson Beatrice Ask.
Deklarata e perbashket perfundimtare e forumit te ministrave te Brendshem e te Drejtesise te BE-se dhe Ballkanit thekson se vendet e rajonit duhet te arrijne standartet europiane ne ruajtjen e te dhenave personale, bashkepunimin mes policise dhe prokuroreve, kontrollin kufitar, sundimin e ligjit, pavaresine e gjyqesorit ne rritjen e kapaciteteve administrative dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Krahas ketyre perpjekjeve, duhet luftuar krimi i organizuar e korrupsioni.
Top Channel