Tirana kujton Diten e Clirimit

17/11/2009 15:25

Tirana ka festuar 65-vjetorin e clirimit te saj ne 17 nentor te vitit 1944.

Ne sheshin  prane monumentit te “Ushtarit te Panjohur”, si cdo vit jane bere homazhe e jane vene kurora me lule ne nder te partizaneve te rene.

Veteranet kane kujtuar edhe njehere me nostalgji diten kur Tirana do te zbardhej  ndryshe dhe festen qe mbizoteroi ne cdo cep te saj ne 17 nentor 1944.

Ne nder te te reneve per clirimin e vendit bashkia e Tiranes ka organizuar nje pritje te posacme per veteranet e luftes si dhe perfaqesine diplomatike ne Tirane.

Duke perkujtuar ata qe rane per lirine e vendit  si dhe duke vleresuar kontributin e veteraneve Rama theksoi se tashme duhet bere me shume sec eshte bere per te mos shkuar dem gjakun martireve, qe rane kunder fashizmit dhe komunizmit, pasi kemi mbetur mbrapa nga shume vende te Ballkanit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta