Taci mbetet ne burg

17/11/2009 15:55

Nje dite pasi avokati mbrojtes i Rezart Tacit foli para Gjykates se Tiranes, duke kerkuar ndryshimin e mases se sigurise per kilentin e tij, gjykatesja Fahrie Budo ka dhene vendimin me dyer te mbyllura, duke e lene ne arrest me burg te akuzuarin per goditje per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze. (UPDATE)

Ne kete seance biznesmeni nuk ishte i pranishem ne salle, ndersa gjykata argumentoi se ne kerkesen adresuar asaj nuk ka asnje argument te ri qe te justifikoje ndryshimin e mases se sigurise.

Ne fakt seanca ishte vendosur te zhvillohej te henen, por per shkak se duhet te jepte qendrimin e tij edhe prokurori i ceshtjes gjykata nuk dha vendim.

Ne nje kohe qe ne daten 19:00, Gjykata e Apelit do te shqyrtoje ankesen e Tacit ndaj vendimit te Shkalles se Pare per masen e sigurise.

Gjate seances se djeshme gjyqtarja Fahrije Budo eshte ngujuar ne zyren e saj per mese nje ore duke refuzuar pranine e medias ne gjykate.

Pavaresisht se orari i caktuar per zhvillimin e seances ishte ora 14:00 , gjykatesja ka pranuar te dale nga zyra e te shkoje ne salle nje ore me vone edhe pse prokurori dhe avokati kane qene te detyruar ta prisnin.

Gjate kesaj kohe gjyqtarja ka kerkuar qe mediat te largohen nga korridori i gjykates, madje me kerkese te saj ne ambientet e brendshme ka mberritur edhe policia e rendit e cila ka urdheruar largimin e shtypit.

Asnjehere me pare media nuk eshte ndaluar ne ambjentet e gjykates aq me teper ne korridoret e saj, madje e njejta gjykatese javen e kaluar lejoi pranine e gazetareve kur dha masen per Irgen Selfon dhe Bledar Lilon, por nuk ndoqi te njejten procedure per te bashkeakuzuarin me ta biznesmenin Rezart Taci.

Akuza qe rendon mbi Tacin parashikon edhe denim me gjobe dhe avokatet e tij thane se gjykata eshte e ndikuar ne dhenien e vendimit pasi sipas tij eshte absurde qe nje shtetas e aq me shume nje biznesmen te qendroje ne burg edhe per nje rrahje pa shkaktuar asnje pasoje tjeter.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta