Kryetari i PS-se, Edi Rama e ka cilesuar pranimin e kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit si te vonuar dhe per kete, sipas tij, faji eshte i politikes se gabuar te ndjekur nga qeveria.
Ai ka theksuar se kryeministri Berisha duhet t’i kerkonte falje shqiptareve per kete vonese.
“Sali Berisha po fton shqiptaret te festojne pas 7 muajsh vonese. Ai duhet t’i kerkonte falje popullit shqiptar se Shqiperia u klasifikua me Ruanden dhe Uganden dhe ne shoqeri me Bosnjen qe ka 1001 halle te trasheguara. Te festojme qe Shqiperia e Sali Berishes eshte kthyer ne nje model korrupsioni”, u shpreh Rama.
“Sigurisht qe lajmi ne vetevete eshte i mire si nje lajm qe vjen pas shume vitesh pritjeje jo per shkak te qytetareve te ketij vendi, por per shkak te politikes keqqeverisese dhe keqqeverisjes se Sali Berishes”, deklaroi Rama.
“BE na pranoi jo per merite te Sali Berishes, por se ishte koha me e fundme qe nje vend te integrohej”, theksoi ai.
Top Channel