
Nepermjet videokonferences trupa gjykuese qe po gjykon Dino Kristodulun dhe Robin Arnold ka degjuar deshmine e nje te mituri te sjelle enkas nga Amerika se bashku me atin biresues te tij, shtetasin amerikan Xhon Pancreas.
Gjykata ka lene vetem pak minuta kamerat qe te filmojne e mandej per shkak te moshes se mitur te femijes, procesi ka vijuar me dyer te mbyllura.
Dy deshmitaret qe kane mberritur nga Kalifornia me urdher te gjykateses Shefkie Demiraj, jane mbajtur larg shtypit duke u mbyllur ne nje salle ne Gjykaten e Tiranes nga ku kane deshmuar.
I mituri ka folur ne pranine e psikologes dhe gjate seances nuk ka patur asnje perballje me te pandehurit per te ndaluar ndonje ndikim te te arrestuarve mbi te.
Deshmia e te miturit ka zgjatur mbi pese ore, ndersa gjykata zyrtarisht nuk dha asnje detaj te rrefimit te femijes. Jo zyrtarisht mesohet se femija ka akuzuar te pandehurin Dino Kristodulu per abuzime seksuale me te.
Per skandalin seksual qe tronditi vendin kater vjet me pare, nje tjeter i huaj, John David Brown po vuan denimin per abuzime me femijet ne qendren “Femijet e Tij”, ne Tirane.
Top Channel