Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder ka dhene pafajesi per kryetarin e komunes Pult te Dukagjinit Martin Cubi, i cili akuzohej per vrasje ne kushtet e vetembrojtjes.
Me daten 27 prill te ketij viti kryetari i komunes, Martin Cubi eshte goditur me thike nga shtetasi Dode Hila ne ambientet e nje lokali ne Shkoder pas nje grindje casti per motive te dobeta.
Pas goditjes me thike kryetari komunes ka qelluar me pistoleten qe mbante me leje duke e vrare.
Pas ngjarjes kryetari i komunes eshte prangosur nen akuzen e vrasjes por pas ekspertizes mjeko-ligjore dhe deshmive nga te afermit e viktimes prokuroria ka ndryshuar akuzen nga vrasje ne vrasje ne kushtet e vetembrotjes.
Ne keto kushte nga provat e paraqitura para trupi gjykues ky i fundit ka vendosur te jape pafajesi per kryetrain e komunes Martin Cubi.
Top Channel